Dy zyrtarë të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto dhe Tedi Blushi kanë mbërritur sot në selinë blu në kuadër të negociatave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Bëhet me dije se në selinë e PD-së është paraqitur dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Sipas raportimeve ata do të takohen me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe fokus janë zgjedhjet parlamentare. Kryedemokrati Berisha, në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, u shpreh janë të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.