Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për emigrantët shqiptarë në Greqi që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.
Rama iu bën thirrje të dorëzojnë zarfet me fletën e votimit në pikat përkatëse të postës të DHL dhe mos ta lënë për moment të fundit, pasi shton se ka mbetur shumë pak kohë.
Ai thekson se 11 maji është takim me historinë dhe sipas tij moment zgjedhje për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Rama: Desha të rindërhyj për t’iu dhënë përsëri një mesazh të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit dhe që janë në Greqi dhe që ende nuk i kanë dorëzuar zarfat ju lutem zarfat dorëzojini te pikat përkatëse të postës të DHL mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit ka akoma edhe pak kohë. Janë 48 orë, kështu që bëjeni këtë mund të fundit, këtë shumë të vogël në krahasim me gjithë mundimet e tjera që keni bërë për të ardhur deri këtu, në këtë kohë.
Sepse 11 maji është një takim me historinë, por njëkohësisht është edhe një moment zgjedhjeje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë ne negociatat me BE dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, duke bërë që secili dhe secila prej jush atje në Greqi por edhe në Itali, Gjermani e kudo qoftë që nuk është akoma qytetar me të drejta të barabarta se nuk e ka pasaportën të vendit përkatës, të marrë pasaportën e Shqipërisë europiane dhe të ketë identitetin europian jo vetëm me zakon se atë na e ka dhënë Zoti e s’na e heq dot kush por edhe me ligj, certifikatë me pasaportë.
Një barazi që do të bëjë që të mos kemi më nevojë për asnjë lloj pasaporte tjetër për tërë jetën dhe tu japim fëmijëve tanë atë që në breza prindërit nuk ua dhanë dot fëmijëve dhe kur u bënë prindër e me radhë. Dokumentin që stërnipërit e Skënderbeut i vendos në të njëjtin nivel në të drejta e dinjitet europian me si vëllezërit dhe simotrat e tyre kudo që janë në këtë kontinent.