Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Whatsapp Image 2026 06 04 At 09.34.23

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds