Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e së hënës nē kodrat e Kreshpanit nē Fier, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonē duke shkrumbuar rreth 2 mijë rrënjë ullinj, disa hektarë me pisha të buta, si dhe duke dëmtuar 10 familje.Sipas banorëve të zonës flakët u përhapën me shpejtësi të madhe, të favorizuara edhe nga era duke përfshirë brenda pak orësh ullishtet, shkurret, bimësinë dhe sipërfaqet me pisha.
4 zjarrfikëse mbërritën në zonë dhe nisën menjëherë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacion u angazhuan edhe banorët, ndërsa vendimtare ka qēnē ndērhyrja nga ajri i dy helikopterëve tē Forcave tē Armatosura.
Pas disa orësh ndërhyrje, zjarri u vu nën kontroll gjatë mbrëmjes së së hënës., ndērkohē pēr banorēt e dēmtuar , dēmi ishte tepēr i madh pasi nē kētē sezon tē mbarē , ullinjtē ishin gati pēr vjelje.
Ndërkohë, Policia e Fierit ka shoqëruar pasditen e djeshme tre persona në ambientet e komisariatit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit ndėrsa ditēn e sotme sipas njoftimit zyrtar tē policisē ẽshtē arrestuar 31 vjeçari Anesti Tahiraj, pasi dyshohet se ndezi zjarr pēr djegien e mbeturinave nē njē tokē qē kishte marrẽ me qira.
