Grupi Parlamentar i PD-së duket se ka bërë ‘spastrime’ në komisionet parlamentare, duke hequr deputetët e grupit të Bashës dhe vetë këtë të fundit si anëtarë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb kërkesën e depozituar në Kuvend të firmosur nga Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, ku nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj. Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.

Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa. Sakaq, anëtare e Komitetit për Stabilizim Asociimin është Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti.

foto galeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds