Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova.

Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.

Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi.

Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit, ku Dila Ndoj jetonte.

Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds