Zbardhet atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme
“Nga persona të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit. Nga hetimet u identifikua një nga automjetet e përdorura dhe autorët, shtetasit A.M 22 vjecc, F.M. dhe R.M. U ushtruan kontrolle në banesat e tyre por nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim”, tha ai/.
