Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit të një 47-vjeçareje.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
