Viti 2024 ka nisur me vjedhje të shumta në biznese dhe banesa të qytezës së Cakranit. Lajmi konfirmohet nga pronarë biznesesh dhe nga banorë të kësaj qyteze.
Jashtë kamerave pronarët e një parukerie, një minmarketi dhe një fabrike prodhim vaji, kanë pranuar se bizneset e tyre jane vjedhur. Hajdutët kishin marrë mall dhe para kesh. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë deklaratat e tyre dhe kamerat e sigurisë për të hetuar rastet e shpeshta të vjedhjeve.
Kontaktuam me zëdhënësen e Drejtorisë së Policisë Vendore në Fier për marrjen informacionit se sa vjedhje janë kryer gjatë muajit shkurt në zonën e Cakranit dhe çfarë masash janë marrë, por ajo tha se nuk ka raportime për vjedhje në këtë zonë .
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”cG1iiqPscrE”]