Teksa qeveria në Nepal tashmë ka rënë, falë edhe protestave disaditore të të rinjve, kryetari i PD, Sali Berisha ka hequr paralele mes luksit të qeveritarëve në vendin aziatik dhe zytarëve të qeverisë Rama në Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, bashkangjitur videos mes realitetit të zymtë dhe luksit të shfrenuar të qeveritarëve në Nepal dhe familjarëve të tyre, kryedemokrati Sali Berisha thotë se ishte arroganca e luksit, ajo që përmbysi qeverinë në Nepal, teksa populli varfërohej në mënyrë të tejskajshme.
‘Vjedhja i përmbysi’, shkruan lideri demokrat Berisha, krah videos së publikuar.
‘Por krahasoni çmimet e veshjeve të këtyre ministrave komunistë me veshjet e këpucët, cantat rripat dhe stolitë e Ramoduros dhe narkoministrave të tij’, përmbyll reagimin, kryetari i PD, Sali Berisha në facebook.
Vjedhja i përmbysi.Por krahasoni çmimet e veshjeve të këtyre ministrave komunistë me veshjet e këpucët, cantat rripat dhe stolitë e Ramoduros dhe narkoministrave të tij’, përmbyll reagimin.
