Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disa ditore.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë foto nga takimi me homologun Kim Minseok, ndërsa zbulon se u diskutua për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, teknologjinë, turizmin dhe Inteligjencës Artificiale.
“Seul, Kore e Jugut – Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin”, shkruan Rama.
