Është arritur kontrolli dhe izolimi i plotë i vatrës së zjarrit në ekonomitë pyjore Drenie-Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqar, në territorin e bashkive Mallakastër dhe Patos.

Pas ndërhyrjes së forcave në terren, zjarri është vënë nën kontroll dhe perimetri i vatrës është izoluar plotësisht. Strukturat e bashkive Mallakastër dhe Patos do të vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të zonës, për të parandaluar riaktivizimin e ndonjë vatre të mundshme.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, situata paraqitej më e qetë, me intensitet më të ulët të flakëve, ndërsa operacioni vijoi për izolimin e plotë të perimetrit.

Në terren u angazhuan dhjetëra forca dhe mjete. Në zonën e ekonomisë pyjore Drenie-Lofkënd-Ngraçije morën pjesë 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe 5 efektivë të MZSH-së, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare operuan strukturat e MZSH Patos me dy mjete dhe 10 efektivë.

Pas përfundimit të operacionit të izolimit, vëmendja tashmë është përqendruar te monitorimi i vazhdueshëm i perimetrit të zonës së prekur, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi të zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds