Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër Call Centerave në Tiranë. Mësohet se ky call center përdorej për të mashtruar të huajt për të investuar në bursa fiktive. Nga ky operacion është arrestuar administratori i call-centerit.

Gjithashtu janë marrë në hetim edhe 13 punonjës të tjerë. Zyrat e call-centerit ishin në rrugën “Themistokli Gërmenji”. Policia bën me dije ka sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit operacioni policor i koduar “Location”. Zbulohet një ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihet në pranga administratori i ambientit dhe procedohen 13 operatorë, mes tyre dhe shtetas të huaj. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 39 vjeç.

Shtetasi R. L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds