Policia suedeze ka arrestuar një burrë pasi tentoi të futej në ambasadën ruse në Stokholm me makinën e tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia shtoi se plani i 45-vjeçarit nuk pati sukses dhe u arrestua me dyshimin për hyrje të detyruar.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacion mbi identitetin e personit. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte të dhëna për një motiv të mundshëm dhe se në makinë nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Ambasada ruse nuk ishte në dispozicion për koment.