Operacioni “Sundimi i ligjit” zbulon në Lushnjë një tjetër lokal ku viheshin baste sportive, me celularë. Në lokalin në pronësi të shtetasit B. O., 33 vjeç, në lagjen “Kongresi”, u konstatuan shtetasit E. A., 55 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, teksa vinin baste sportive, me celularë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 këta shtetas, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhunimi i banesës”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia e Fierit ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Cakran, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 31.01.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V. K., 59 vjeç.
Policia gjithashtu arrestoi në flagrancë shtetasi K. I., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një banesë.
Kurse në në gjendje të lire po procedohen shtetasit S. V., 49 vjeç, A. B., 40 vjeç, B. Gj., 45 vjeç, P. K., 40 vjeç dhe L. F., 67 vjeç, të pestë banues në Fier, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke kryer punimi ndërtimi, pa leje, në banesën e shtetasit S. V.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8zkxi4YSVFs”]