drought land and hot weather

Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperaturat globale që arritën 1.65°C mbi nivelet para-industriale, sipas shkencëtarëve dhe të dhënave të shërbimit europian Copernicus.

Temperaturat e sipërfaqes së deteve gjithashtu arritën nivele rekord për muajin gusht. Dhe këtë herë, as hyrja e vjeshtës nuk e frenoi përvëlimin. Shkencëtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të El Niño-s, fenomeni natyror që shkakton ngrohjen e ujërave të Oqeanit Paqësor dhe ndikon në klimën globale.

El Niño i këtij viti pritet të arrijë fuqinë maksimale në fund të vitit dhe mund të jetë ndër më intensivët e regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se shkaku kryesor i temperaturave rekord mbetet djegia e vazhdueshme e lëndëve fosile.

“Ndryshimi i klimës e bën çdo El Niño më të nxehtë. Derisa të ndalojmë djegien e qymyrit, naftës dhe gazit, muajt që thyejnë rekorde do të vazhdojnë”, deklaroi Friederike Otto, profesore e shkencës së klimës në Imperial College London.

Pasojat e temperaturave ekstreme të gushtit janë ndier në mbarë botën, përmes zjarreve shkatërruese, dëmtimit të të korrave, vdekjeve të shkaktuara nga valët e të nxehtit dhe ndërprerjeve në transport, shërbime publike dhe ekonomi. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu rritje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve për shkak të prodhimit më të ulët bujqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *