Pēr tẽ dytẽn ditẽ radhazi administrata gjyqēsore e Gjykates Fier vijon bokotin në lidhje me ngērçin e pagave në sistemin e drejtësisë. Edhe sot qytetarẽve nuk po u ofrohet asnjë shërbim ndërkohë që po zhvillohen vetëm seancat me karakter urgjent. Punonjësit e administratës shprehen të indinjuar se kjo është e vetmja e ardhur ekonomike ndërsa kanë përgatitur edhe një këerkesë për rritje page, pasi sipas tyre janë në disporcion të madh krahasuar me pagat e gjyqtarëve ndërsa kanë theksuar se dhe fluksi i punës në gjykatën e Fierit është i lartë.

Njëzetë nëpunës autorizues të gjykatave në vend, së bashku me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, i janë drejtuar më 8 shtator Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kallëzim penal.

Kallëzimi është bërë ndaj Ministrit të Financave Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie Gentian Këri, si dhe përgjegjësve të 16 degëve të Thesarit në rrethe.

Në dokumentin drejtuar SPAK-ut kërkohet hetimi i personave të kallëzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Në qendër të kallëzimit është bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds