Gjithnjë e më shumë avionë në Spanjë po fluturojnë me bio-kerozinën e përftuar nga vaji i mbetur i gatimit. Sipas studiuesve, kjo lëndë e përftuar kursen lëndën e pare. Në një pikë furnizimi me karburant në Madrid mund të dorëzohet vaji i përdorur dhe në këmbim jepen bonuse për furnizim me karburant.
Sipas sipërmarrjeve, vaji i përdorur për skuqje është një lëndë e parë me vlerë. Vaji i përdorur në kuzhinë mblidhet dhe përmes anijeve transportohet në Kartagjenë, në një rafineri të re, për prodhimin e karburanteve të favorshme ndaj mjedisit. Sipas inxhinierëve, janë dy reaktorë që konvertojnë komponentët nga vajrat e mbetura të kuzhinave në të njëjtat elementë përbërës si tek karburantet me bazë nafte.
Sipas tyre, lënda kimike që përftohet është ekzaktësisht e njëjta si karburantet e naftës. Në aeroportin e Madridit përdoret karburanti nga rafineria e re. Nga provat, është provuar se motorët nuk kanë asnjë problem me këtë kerozinë të përftuar nga vaji udhqimor. Nxitës për këtë zhvillim të ri është edhe Bashkimi Europian. BE-ja ka përcaktuar, që avionët duhet të furnizohen me dy përqind kerozinë të përshtatshme për mjedisin. Deri në vitin 2050 është parashikuar që 70 përqind e kerozinës të jetë e qendrueshme.