Ukraina po kryen sulme massive me dronë në drejtim të disa rajoneve ruse. Kështu kanë raportuar zyrtarët rusë, sipas mediave të huaja. Bëhet me dije se një termocentral bërthamor ka qenë një ndër objektivat e një sulmi masiv me dron ukrainas kundër objekteve ruse të naftës dhe energjisë.
Zyrtarët qeveritarë bëjnë me dije se janë goditur me dronë rajonet e Rusisë të Smolenskut, Nizhni Novgorodit, Tverit, Kurskut, Leningradit dhe Brianskut. Termocentrali më i madh i prodhimit të energjisë në veriperëndim të Rusisë, Termocentrali Bërthamor i Smolenskut, po punonte normalisht, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, para sulmit.
Informacione të tjera nuk u dhanë, por centrali bërthamor në Smolensk është një ndërtesë e madhe për prodhimin e energjisë që gjendet rreth 100 kilometra nga qyteti i Smolenskut. Gjithashtu guvernatorët rajonalë në rajonin Briansk, dhe Tve raportuan për sulme me drone, fatmirësisht pa viktima apo dëme të mëdha.