Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32 vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital. Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë, pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora “hajduti” i makinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds