Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës

Sipas mediave greke, ai ishte duke punuar në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, kur gjatë gërmimeve një masiv dheu u shemb dhe e zuri poshtë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e shpëtimit dhe ambulanca, të cilat bënë përpjekje për ta nxjerrë nga dheu, por 46-vjeçari nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds