Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka përndjekur një 33-vjeçare.
Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. H., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi me dhunë, punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.