Kur përpara Kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, te kryqëzimi te Kryeministria, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

Sipas burimeve “Pjesa e parë ka qenë verbale, grupimi ka marrë pastaj një pjesë të protestuesve duke ikur me vrap, duke iu drejtuar sheshit ‘Nënë Tereza’. Ka pasur edhe ndërhyrje nga pjesa tjetër e protestuesve që kanë dashur t’i rikthejnë para Kryeministrisë për të shmangur konfliktin dhe që të mos binin pre e provokimeve”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds