Ditët e nxehta të verës vazhdojne edhe këtë javë. Temperaturat mbi 38 gradë janë prezente në Lushnje. Goditja nga nxehtësia është diçka që duhet ta marrim seriozisht.  Kur trupi thith shumë nxehtesi ose prodhon shumë nxehtësi mund të ndodhin pasoja të rënda për shëndetin sidomos për të sëmurët kronikë.

Emilina Shtembari , mjeke kardiologe në spitalin e Lushnjës flet për televizionin tonë dhe na tregon që moshat më të rrezikuara nga i nxehti janë moshat 50 vjec e siper  dhe të sëmuret kronikë.

Por në dy javët e para të korrikut ka patur fluks normal nga pacientët me sëmundje të zemrës, thotë ajo.

Sinkron Emilina Shtembari , mjeke kardiologe

Nuk mungojnë këshillat nga doktoresha për të përballuar këtë periudhë të nxehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds