Taksistët e Elbasanit janë ngritur në protestë ditën e sotme para Bashkisë së qytetit. Mësohet se ata protestojnë kundër konkurrencës së pandershme. Taksistët thonë se për shkak të konkurrencës së paligjshme rrezikojmë falimentin.

Për të sensibilizuar opinionin publik shoqata e shërbimit taksi zhvilloi një xhiro në bulevardin kryesor te Elbasanit duke ju rënë borive dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.

Protestuesit paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk i jepet fund paligjshmërisë. Në të kundërt ata janë shprehur se do të mbyllin aktivitet dhe do dorëzojmë liçensat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds