Sëmundjet e lëkurës janë përkeqësuar gjatë stinës së nxehtë në Fier. Sipas dermatologëve vetëm në një ditë në Poliklinikën Qendrore paraqiten mesatarisht 40 paciente në ditë.  Numri më i madh i pacientwve që kërkojnë trajtim nga dermatologu në këtë periudhë  kanë probleme me alergjitë, më pas renditen infeksionet e lëkurës dhe pacientët  me sëmundje tumorale si melanoma e cila mbetet një ndër format më agresive të kancerit të lëkurës.

Numri i lartë i pacientëve sipas mjekëve vjen edhe nga neglizhenca e qyetarëve për masat mbrojtëse. Keto të fundit nuk vlejnë vetëm për plazhet pasi sipas mjekut Sina, ekspozim i në  diell duhet edhe gjatë daljes  në qytet në orët e pikut.

Shqetësues mbetet shtimi i pacientëve me sëmundje tumorale nw Fier. 15% e pacientëve që paraqiten për vizitë mjekësore rezultojnë  të prekur nga këto sëmundje, dhe fatkeqësisht nuk janë të prekur vetëm grupmoshat e mëdha , por edhe ato të reja ndërsa ka theksuar se nuk kanë munguar edhe fatalitetet.

Përballë kësaj situate Sina ka apeluar për kujdes të shtuar për masa mbrojtëse ndaj diellit pasi pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm ende nuk është kthyer në kulturë. Ai u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë sezonit veror pasi parandalimi dhe kontrolli i hershëm mbeten mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet e sëmundjeve të lëkurës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds