Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qaton, e akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Prokuroria ka kërkuar cilësimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK ka kërkuar dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Bashkë me Qaton, të pandehur nga SPAK janë marrë edhe Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

-Për Simon Prendin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

-Për Elona Gogon ka kërkuar 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.

-Erdit Salillarin rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

-Për Admir Pahumi SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.

-Për Nikollaq Mihali SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

-Për Miranda Shkurti 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

-Për Arbër Trokën SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

-Për Almir Hoxhaj SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera jashtë funksione publike.

-Për Arjana Hasanin SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe 9 të pandehurit e tjerë akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë. SPAK e akuzon ish-zyrtaren për disa vepra penale si “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Çështja nisi me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që zbuloi i pari shkeljet dhe e referoi më pas çështjen në prokurori. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds