Seanca e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e kërkuar nga Dritan Dajti është shtyrë sërish sot.

Seanca u shty për shkak se gjykata e Elbasanit nuk ka mundur të realizojë lidhje me videokonferencë me IEVP Peqin dhe nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk merr përsipër shoqërimin e Dritan Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, për vrasjen e katër policëve në Durrës i ka kërkuar gjykatës deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Ai kohë më parë ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds