Protesta kundër qeverisë vijon në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria.

Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme.

Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës.

Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfundonte me një tubim tradicional, qytetarët ndryshuan skenarin dhe u pozicionuan pranë hyrjeve të godinës. Protestuesit u zhvendosën në Kryeministri kur mësuan se Rama ndodhej në zyrë dhe vendosën të qëndrojnë aty, duke bllokuar hyrje-daljet.

Për rreth dy orë, situata para Kryeministrisë mbeti e tensionuar. Protestuesit refuzuan të largoheshin dhe u përballën me kordonin policor. Ndërkohë, policia shtoi forcat në terren. Në zonën e

Kryeministrisë u shfaqën efektivë të FNSH-së, ndërsa u vendos edhe një autobot uji.

Pas përplasjeve nisën edhe shoqërimet e protestuesve, ku raportohet se 14 prej tyre janë shoqëruar në disa komisariate të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds