Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte, duke u shkrumbuar në një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, ndikuar nga era e fortë dhe materiali prej druri me të cilin ishte ndërtuar tavani dhe një pjesë e strukturës së lokalit dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve restoranti u shkrumbua.

Ky biznes i ndodhur fare pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndije elektrike apo shkarkesë rrufeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds