Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në dhomën e u Ulët të parlamentit të martën, duke u bërë gruaja e parë që betohet si kryeministre në Japoni. 64-vjeçarja mori 237 vota, duke fituar më shumë se gjysmën e Dhomës së Përfaqësuesve me 465 anëtarë.

Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ajo është një admiruese e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Kjo është përpjekja e saj e tretë për tu bërë udhëheqëse, ndërsa është kryeministrja e katërt në 5 vjet nga partia e saj e goditur nga skandalet, LDP.

Takaichi është duke pritur miratimin formal nga dhoma e lartë për tu betuar sonte si kryeministrja e 104-t e Japonisë, duke pasuar Shigeru Ishibën, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar.

Një politikane konservatore, fanse dhe bateriste e grupit Iron Maiden, Takaichi merr përsipër rolin ndërsa Japonia përballet me probleme ekonomike në rritje dhe një peizazh politik të fragmentuar dhe të bllokuar dhe vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Pikëpamjet e saj thellësisht konservatore kanë shqetësuar disa anëtarë të partisë së qendrës. Ajo mbështet rishikimin e kushtetutës pacifiste të Japonisë dhe viziton shpesh një vend të shenjtë lufte të diskutueshëm që përmban emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Situata aktuale e gjen atë përballë sfidave të rëndësishme, ku përballimi i çmimeve të larta të mallrave është një nga më të mëdhatë. Çmimi i orizit, një ushqim bazë në Japoni, është pothuajse dyfishuar që nga viti i kaluar.

Ekziston gjithashtu edhe dhimbja e vazhdueshme e rënies së lindjeve në Japoni, tkurrja e fuqisë punëtore dhe rritja e popullsisë në plakje. Ekziston gjithashtu një reagim publik në rritje kundër imigracionit masiv. Dhe sigurisht që është administrata Trump dhe tarifat që ajo vendosi, të cilat tronditën ekonomitë aziatike në fillim të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *