Nje konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasjen e një 19- vjecari dhe plagosjen e një 20- vjecari i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin , por është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11:30 të ditës së sotme ne qendër të qytetit , ku pas një sherri për motive të dobëta tre të rinj janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në perleshje fizike deri ne përdorimin e mjetit prerës . Autori , i identifikuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjecarin me iniciale G. B dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte , duke marrë dhe ai plagë të rënda. Burimet nga spitali bëjnë me dije se 20- vjecari ka hyrë në sallën e kirurgjisë , dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Ndërkohe autori 18- vjecar Florjan Muka, ka rënë ne prangat e policisë. Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohe mësohet se 19- vjeëari i cili ka ndërruar jetë , punonte si kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës se qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm. Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshte urës Gjanica, dhe djali në përpjekje për të shpëtuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrire në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”YIGTKityvTQ”]