Aktorja e njohur Sharon Stone ka ndarë së fundmi një postim veror në Instagram, ku shfaqet me bikini me printime gjeometrike në ngjyra vjollcë, jeshile dhe fuksia, teksa pozon në një kopsht me pishinë.
Në mbishkrimin e fotos, ajo shkruan se “vera është shumë afër”, por vëmendjen më të madhe e mori fakti se aktorja është shfaqur pa filtra, duke treguar një trup elegant me shenja natyrale të moshës, gjë që u vlerësua nga ndjekësit si një mesazh për autenticitetin dhe pranimin e vetes.
Komentet pozitive nuk munguan, ku shumë fansa e falënderuan për mënyrën si normalizon procesin e plakjes dhe për promovimin e imazhit natyral të gruas. Më herët, Stone ka ndarë edhe një video ku shpreh shqetësimin e saj për frikën që shoqëria ka ndaj plakjes, duke theksuar se njerëzit nuk duhet të kenë turp nga trupat e tyre dhe procesi natyror i jetës.
Ajo ka kritikuar gjithashtu standardet e dyfishta të shoqërisë, duke vënë në dukje se shpesh ka më shumë frikë nga lakuriqësia sesa nga dhuna në media dhe në jetën e përditshme. Postimet e saj janë pritur me shumë reagime pozitive.
