Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen me 17 të pandehur për serat me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. 

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor 2022.

Serat ishin të ndara në 4 pjesë,  secila me një sipërfaqe prej 2 dynym.

Në sera punonin mbi 90 gra, të cilat fillimisht u punësuan për të vjelur ullinj.

Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi.

Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia.

 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *