Kancelari, Olaf Scholz ka njoftuar ditën e sotme se kontrollet në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjermanisë do të mbeten në fuqi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Scholz theksoi se qëllimi mbetet kufizimi i imigracionit të parregullt.
“Sot ne kemi ri-urdhëruar kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë e jashtëm gjerman dhe kemi informuar Komisionin Evropian në përputhje me rrethanat. Ne mbetemi konsistent në luftën kundër emigracionit të parregullt ”, tha Scholz tha pas mbledhjes së kabinetit.
Ai shtoi se me kontrollet kufitare në thelb ata duan të zmbrapsin emigrimin e parregullt. Scholz theksoi se që nga 16 shtatori i vitit të kaluar janë refuzuar 47 mijë aplikime për azil. Ai shtoi se janë arrestuar 1900 kontrabandistë dhe trafikantë.
Ministrja e Brendshme gjermanbe, Federale Nancy Feser deklaroi qëllimi është të kufizojnë imigracionin e parregullt. Feser në një intervistë për revistën Politico ra dakord edhe me Friedrich Merz se sistemi i Dublinit nuk është më funksional.
Nancy Feser sugjeroi gjithashtu një lloj “pakti të qendrës së djathtë” për politikën e imigracionit, duke lënë të kuptohet se mund të gjendet baza e përbashkët për bashkëpunimin me Unionin Demokristian (CDU/CSU) pas zgjedhjeve.