Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili vjen sot në Tiranë. Ai do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.

Më pas do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij dhe gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është edhe Senatori italian dhe Ishkryeministri i Italisë, Matteo Renzi. 

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar sot në Tiranë/ Jared Kushner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds