Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, bimësia në qytetin tonë duket sikur ka celur me herët se vitet e kaluara. Ky shqetësim është vënë në dukje gjithashtu edhe nga specialistët e drejtorisë rurale bujqësore Lushnje të cilët konfirmojnë qe sipas kushteve jo të zakonshme klimaterike, ciklet fenologjike që kalojne pemët jane ndryshuar duke cuar në nje lulëzim te hershem.
Kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta sezonale të cilat nuk janë normale, shprehet specialisti i mbrojtjes së bimëve pranë AREB Lushnjë Agim Toromani.
Specialisti mendon që ky sezon nuk do të jetë problematik por shprehet i shqetësuar në rast të ndryshimit drastik të temperaturave të cilat mund të dëmtojne fatalisht bimët.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”3oA_qB1rmsg”]