Sot, kanë filluar punimet për rindërtimin e kishës së Shën Mërisë në Golem me kontribut financiar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kisha e Shën Mërisë, sipas të dhënave historike është ndërtuar në vitin 1800 dhe ka funksionuar deri në vitin 1967 kur u shemb nga themelet nga sistemi komunist dhe vendi u kthye në kazermë ushtrie.
Përveç besimtarëve në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të klerit ortodoks, mitropoliti i Beratit Vlorës Kaninës dhe gjithë Myzeqesë hirësia e tij ASTI dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa.
Meshën e drejtoi Hirësia e tij ASTI, Mitropolit i Beratit Vlorës Kaninës dhe Myzeqesë.
Kryetarja Sefa është shprehur se institucioni që ajo drejton i kushton një vëmendje të veçantë ndërtimit dhe rindërtimit të objekteve të kultit në Lushnjë.
Kisha e Shën Mërisë në Golem është ndërtim i stilit modern, por që ka ruajtur dhe vlerat autentike të dikurshme
Prifti i kishës at Josifi falenderon hirësinë e tij si dhe autoritetet vendore dhe kontribuesit që mundësuan rindërtimin e kësaj kishe mbi 200 vjeçare.