Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në Durrës dhe Lezhë. Në Durrës ujërat kanë vërshuar kudo, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në zonën e stadiumit “Niko Dovana”, në lagjen nr. 17 dhe në Shkozet.

Ndërkohë në Lezhë situata më problematike paraqitet në lagjen “Besëlidhja”, ku për shkak të pranisë së madhe të ujit banorët e kanë të pamundur të dalin nga banesat. Kjo është e dyta herë brenda pak javësh që Lezha dhe Durrësi përmbyten nga reshjet e shiut, pasi rrjeti i kanalizimeve nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar prurjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *