Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka mbajtur fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit ku ka nisur dëgjesa e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Sallaku gjatë fjalës së tij komentoi vendosjen e 24 masave sigurisë ndaj stafit të Univestitetit Bujqësor që ai drejton. Rektori u shpreh se e ka marrë lajmin nga mediat ndërsa theksoi se nuk komenton asnjë vendim të drejtësisë.
Ai theksoi se pedagogët e tij i përkasin njerëzve të ndershëm dhe se asnjë proces nuk e shbën punën e tyre me studentët. Rektori tha se shpreson që stafi i Universitetit të faktojnë që kanë zbatuar ligjin.
“E kam marr vesh nga mediat. Dua të konfirmoj faktin se ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Ne besojmë që do të ketë një proces të ndershëm, besoj se pedagogët e mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Asnjë proces nuk e shbën punën e tyre me studentët tanë. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që janë vënë ndaj tyre kanë nisur të pastrojnë veten e tyre.
Shpresoj se me fakte të tregojnë që kanë zbatuar ligjin. Ky diskutim më shumë edhe unë jam i detyruar se jam rektori dhe Univesiteti nuk punon i izoluar por në një process që ka nisur para tre viteve, fale investimit personal të kryeministrit. Po punojmë me një nga universitet me të mira kemi nisur një reformë pa kthim,” tha ai.