Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se prokurorët e SPAK po tejkalojnë kompetencat kushtetuese e ligjore dhe po shkelin të drejtat e njeriut. Ai deklaroi se këto shkelje janë shenja të shndërrimit të vendit në një republikë prokurorësh dhe kërkoi ndërhyrjen për t’i frenuar.