Rama ka prezantuar këngët e fushatës, të kënduar nga Noizy.
“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një syrprizë, unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë para jush edhe nga ky shesh të flasë sicc ai di të flasë përmes fjalësh e tingujsh dhe e ftoj të vijë këtu. Para disa ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. I thashë hajde se unë do të ngel vetëm me zërin tim kur të gjithë vijnë me këngë e valle”, tha ai.
Rama: Ti ndryshojmë rrjedhën historisë, tamam këtu mu në një kryqëzim në mes palësh zgjedhjesh politike, një mundësi historik që në vetëm 4 vite mund të behet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane, ne dhe vetëm ne askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë, kemi 30 ditë para për tu lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të Evropës. Edhe është krejt ndryshe nga herët e tjera mbledhja jonë sot këtu, në këtë shesh ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar, ka thënë dikur një mendimtar nëse është e vërtetë sic e pohon vetë kurani nëse zoti i ka dhuruar një profet, heroin që mbolli fatin e tij. Në këmbët tona me qindra dhe mijëra pllakëza në sheshin që mban hije e profetit.