Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend do të dyfishohet menjëherë.

Sipas tij, ky proces është një trend që është vërejtur në të gjitha shtetet që janë anëtarësuar në BE, duke theksuar se kjo rritje do të ndodhë për shkak të interesit të lartë të turistëve. Ai theksoi se, megjithëse çmimet do të rriten, prona do të mbetet ende më e lirë se në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama: Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi, dyfish menjëherë, siç kanë treguar historia e të gjitha vendeve që ka hyrë para nesh. Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë qindra miliona njerëz. Është njësoj si një qyteti i ri që i shtohet Shqipërisë. Çfarë interesi do kishte, kur edhe pse dyfishohen, janë prapë më lirë se çfarë janë në vendet e BE.

Kryeministri Edi Rama në takimin me sipërmarrës të rinj që janë rikthyer në Shqipëri, theksoi se projektet për Sarandën do të vazhdojnë, duke theksuar se qyteti ka mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim.

Rama u shpreh rreth ligjit për paketën e maleve, duke theksuar se ky ligj ka të bëjë edhe me zonat e brendshme të vendit.

“Mbase emri ju krijon një ide të gabuar edhe pse ligji me paketën e maleve i referohet në radhë të parë maleve, por i referohet edhe territoreve të brendshme të vendit. Pra edhe territorit gjithë rajonit Sarandë dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Në ligjin me emrin paketa e Maleve, mjafton një dëshmi e miratuar nga Këshilli Bashkiak sa i përket pronës që mund të mos ketë hipotekën për shkaqe që i dimë, për të bërë menjëherë marrëveshje me shtetin për të marrë lejen e ndërtimit dhe filluar me investimin.

Në momentin kur mbaron investimi prona është e jotja e hipotekuar dhe çdo problematike që mund të lindë nuk ka lidhje me ty. Dhe 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, agropërpunim apo çdo zhvillim tjetër me natyrë rurale që kërkon investim do të ketë një periudhë 10-vjeçare, pa asnjë taksë. Dhe i 501 do të paguajë taksë. Pra shiheni këtë si mundësi…Horizonti është i hapur dhe Shqipëria është vendi ideal për të investuar dhe të jep mundësinë të fitosh shumë më tepër se ç’fiton duke punuar jashtë dhe për të tjerët. Ju e dini që sot ju në strukturat tuaja jepni paga që janë konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds