Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit “Bylis” në Fier u zhvilluan homazhet në nder të aktorit të mirënjohur Todi Llupi i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 78-vjeçare.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjarë, kolegë, miq, artistë të njohur, si edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror të cilët i dhanë lamtumirën e fundit një prej emrave më të spikatur të skenës fierake.

Mes emocionesh dhe lotësh aktorët Luftar Paja, Pëllumb Kulla dhe Arqile Lipe e cilësuan ndarjen nga jeta të Todi Llupit si një humbje të madhe për artin shqiptar dhe veçanërisht për teatrin e Fierit.

Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit dhe estradës së Fierit. Përmes roleve të tij plot humor, talent dhe spontanitet ai fitoi dashurinë e publikut dhe u shndërrua në një nga figurat më të dashura të artit skenik fierak.

Trashëgimia artistike që ai lë pas do të mbetet një vlerë e çmuar për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds