Qeveria e Kosovës ka njoftuar se dje ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky këshill ka si qëllim organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve për të nderuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit.

Këshilli do të drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si Kryesues, ndërsa bashkëkryesues do të jetë Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Anëtarë të tjerë të Këshillit janë: Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku; Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së. Përmes këtij vendimi, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës janë ftuar të dërgojnë përfaqësues të tyre në Këshill.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:

1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds