Ka dyshime të forta që emisionet e pullës postare për vitin 2021 janë prodhuar jashtë standartit duke cënuar përvec standartet e prodhimit të saj edhe cilësinë e një produkti që futet tek letrat me vlerë. Dyshimi përforcohet pasi shqyrtohet një proces ankimi të disa kompanive të tregut të shtypshkrimeve e prodhimeve të produkteve specifike të letrës në Shqipëri.

Nga dokumentat që janë siguruar nga KPP mësohet se  të gjitha procedurat e prodhimit të emisioneve të pullës kanë qënë procedura të ankimuara në KPP. Lëshimi në standarte herë nga ana e Postës Shqiptare dhe herë nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik ku janë përplasur dhe shqyrtuar këto ankesa, kanë favorizuar në finale një kompani të caktuar, e cila ia ka dalë që të fitojë këtë lloj tenderi përkundrejt konkurentëve edhe pse ankesat ndaj saj lidhen drejtëpërdrejtë me sigurimin e  standarteve të kërkuara për prodhimin e këtij produkti që shpesh afilohet edhe cilësitë e një shteti.

Dyshimet për standartet lindën pas një procesi që sipas kompanive që u skalifikuan në tenderin e Postës Shqipëtare për emisionin e pullës për vitin 2021 nuk ishte i drejtë dhe ka cuar në dëm të madh për Postën por edhe për buxhetin e  shtetit.

Në procedurën e vitit 2021 kanë marrë pjesë tri kompani, Adel Co, Kristalina KH, Dynamicx Group dhe Albdesign PSP. Tenderi ishte një procedurë e hapur” me objekt “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2021” me fond limit 11,405,250 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar në datën 07.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Posta Shqiptare.

Në datën 14.09.2021 operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit janë njoftuar elektronikisht mbi klasifikimin përfundimtar të ofertave si vijon:

– Kristalina KH 9,320,500 I skualifikuar

– Albdesign PSP 9,442,250 I skualifikuar

– Adel Co 10,928,250 I kualifikuar

– Dynamicx Group 7.947.750 I skualifikuar

Dy nga kompanitë u ankuan në Komisionin e Prokurimeve Publike KPP. Njëra prej tyre Kristalina KH kërkoi verifikimin përmes kompanisë së huaj e specializuar për prodhimin e letrës së pullës si të mostrave të saj ashtu edhe të kompanisë fituese të tenderit. Kjo kompani është skualifikuar dy herë për të njëjtën letër me të cilën kishte aplikuar edhe fituesi.

Më herët autoriteti kontraktor nuk kishte pranuar ankesën e tyre.

KPP dhe AK me të njëjtën letër skualifikojnë të gjithë pjesëmarrësit për t’ja lënë kontratën Adel Co, pothaujse me një shifër në vlerën limit të shpalljes sic ka ndodhur edhe në tendera të tjerë të fituar nga kjo kompani.

Nga autoriteti kontraktor Shoqëria “Posta Shqiptare” SHA është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit me objekt “Prodhimi i emisioneve të pullës për vitin 2021, me Nr.REF-94383-04-30-2021.

Në këtë procedurë prokurimi autoriteti kontraktor ka kualifikuar fitues operatorin ekonomik shoqërinë “Adel Co” shpk duke u bazuar në skedën teknike të depozituar nga ky operator. Pas lidhjes së kontratës e cila është realizuar në vitin 2022, shoqëria Adel Co shpk ka prodhuar emisione të pullës postare të vitit 2021 me letër të ndryshme nga skeda teknike CPST 114 të dorëzuar me dokumentet e tenderit.

Në ankimimin e Kristalinës tek Posta shqiptare dhe KPP, e përfshirë në vendimin e KPP,  theksohet nevoja  e verifikimit të cilësisë me të njëjtat standarte e procedura për të tri kompanitë. Në këtë ankim vihet re se ka një cedim të procedurës në rastin e matjeve laboratorike të letrës e ndërkaq Kristalina hedh dyshime në lidhje me skedën teknike të kompanisë që në falt rezultoi fituese, asaj Adel co.

Referuar materialeve të fashikullit të shqyrtimit administrativ rezulton, se në datën 27.09.2021, operatori ekonomik ankimues “Kristalina-KH” SHPK ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, duke kundërshtuar arsyen e skualifikimit të tij me argumentet si më poshtë:

– Shoqëria jonë ka dorëzuar mostra me dy lloje të letrave nga kompania lider në prodhimin e letrës së pullës, Tullis Rusell dhe konkretisht janë dorëzuar mostra sic kërkohen nga AK(autoriteti kontraktor) të shoqëruar me skedën teknike si dhe një deklaratë për dorëzim mostrash dhe skedave teknike më datë 07.07.2021 për procedurën në fjalë. Në këtë deklaratë janë specifikuar dy llojet e letrave dhe skedave teknike. Kjo deklaratë është në vazhdimësi të kërkesës që ne paraprakisht i kemi paraqitur kompanisë Tullis Rusell për pajisjen e shoqërisë sonë me skedat teknike dhe kampionet e letrave të cilat janë dorëzuar dorazi dhe në mënyrë elektronike. Në këtë deklaratë ne deklaruam se përzgjedhja e letrës është në të drejtën e AK. Arsyeja se pse u paraqitëm me dy skeda teknike ishte sepse në vitin 2020 të tre konkurrentët u paraqitën me skedë teknike CPST 114 por pulla e vitit 2020 është prodhuar me letrën me skedë teknike CPST 543.

Sic përcaktohet edhe në shkresat dhe emailet të cilat i gjeni bashkëlidhur në të cilat kompania Tullis Rusell na informon dhe deklaron se prodhimi i pullës postare shqiptare që nga viti 2007 e deri më sot është prodhuar me letrën CPST 543. Bashkëngjitur gjeni emailet dhe skedën teknike.

Jemi të habitur nga fakti se si KVO ka realizuar matjen e gramaturës dhe bardhësisë për Kristalina-KH kur në dy vendime të KPP konkretisht vendimet nr.550/2021 dhe 551/2021 rezulton se nuk ka në Shqipëri asnjë laborator të akredituar momentalisht

për kryerjen e testimeve të letrës ku laboratori pranë UPT i ka mbaruar akreditimi në qershor të vitit 2020. Të njëjtat aparatura po ti kishte përdorur edhe për Adel Co do të kishim të njëjtin rezultat.

Kërkojmë nga KSHA dhe KPP të veriifkohen treguesit e skedës teknike të paraqitur nga Adel Co dhe të bëhët verifikimi nëse në skedën teknike të Tullis Russel janë bërë ndërhyrje përpara përkthimit dhe noterizimit dhe të veriifkohet nëse përputhet me skedën teknike që Tullis Russell jep për të gjithë. Vëmë re se për skedën teknike CPST 543 pesha e letrës sipas KVO është 92.259 gr/m2 dhe bardhësia 78% ndërkohë që nuk flet fare për fijet fosforeshente të vendosura me shtyp nga ana jonë sipas deklaratës për dorëzimin e mostrave të datës 07.07.2021 të ngarkuar në SPE dhe dorëzuar fizikisht në datën dhe orën e hapjes së ofertave.

Të dy llojet e letrave të përdorura për prodhimin e mostrave nga shoqëria jonë konkretisht letra CPST 114 dhe letra CPST 543 janë letra të cilat i plotësojnë kriteret e vendosura për prodhimin e pullës dhe ndryshimi qëndron në faktin se në letrën CPST 543 fijet fosforeshente janë të vendosura me shtyp”, thuhet në ankesën e Kristalinës.

Pamja e letrës 114 me elementë të sigurisë

Pamja e letrës 543 ku nuk dallohen elementë të sigurisë pasi shtohen përgjatë procesit

Dyshimet përforcohen dy vjet më vonë përmes një vendimi që mori drejtoria e Auditimit të Postës Shqipëtare vendim me nr. 421/1 prot dt. 13.03.2023 e  Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm të Postës Shqiptare SHA. Auditimi erdhi pas një sërë sinjalizimesh e denoncimesh të bëra nga ana e firmave të tjera të interesuara që në fakt edhe ishin rrëzuar në gara për prodhimin e pullës.

Në këtë shkresë të drejtorisë së Auditimit, theksohet fakti se në procedurën e prokurimit të sipërcituar subjekti Adel Co shpk ka paraqitur të dhëna të rreme (mospërputhje e skedës teknike me mostrën) për qëllime kualifikimi, dhe ka prodhuar emisione të pullës postare të vitit 2021 me letër të ndryshme nga skeda teknike CPST 114 të dorëzuar me dokumentat e tenderit.

Po në këtë shkresë, ky institucion thekson se me shkresën e tyre me nr. 07/6 prot, dt. 09.03.2023, i kanë kërkuar Agjensisë së Prokurimit Publik (APP) përjashtimin për një periudhë të caktuar të operatorit ekonomik “Adel Co” shpk.

Por cudia dhe absurdi shfaqen me forcë pikërisht në (mos)veprimet që ndërmerr vetë Posta Shqipëtare në lidhje me pozicionin që kanë zyrat e saj të auditimit dhe kontrollit duke bllokuar procedurën e përjashtimit. Kësaj herë jo nëpërmjet ndonjë vendimi por përmes një mosveprimi.

Me shkresën me nr.prot 1447 datë 14.02.2025 APP konfirmon zyrtarisht që Autoriteti Kontraktor Posta Shqiptare sh.a nuk i dëgon dokumentat e kërkuar Agjensisë së Prokurimit Publik, por vazhdon dhe lidh kontrata me këtë operator ekonomik me vlera marramëndëse. Për vitin 2023 ka fituar letrën traktor në vlerë pothuajse të barabartë me fondin limit, ku u përdorën mekanizma të tjerë nga KPP, një pseudo laborator.

Përgjigja e APP lidhur me bllokimin e dosjes nga ana e Postës Shqipëtare

Por referuar një emaili nga shoqëria “Tullis Rusell” për Ballkanin perëndimor, kompania lider në prodhimin e letrës së pullës në botë hidhen dyshime edhe për letrën e përdorur për prodhimin e pullës që nga viti 2015. Sipas kompanisë tregu shqiptar është furnizuar gjithmonë me letrën CPST 543, e cila faktikisht nuk plotëson kriteret e vendosura nga Posta që janë të siguruara nga modeli tjetër i letrës CPST 114.

Me modelin e mësipërme (114) Kristalina konkuroi edhe në vitin 2020. Por cuditërisht u skualifikua për standartin e saj, ndërkohë që në vitin 2021 Kristalina paraqiti dy lloje letrash, për të siguruar Postën se kishte të gjitha kapacitetet teknike dhe furnizimit të duhur për të përballuar kërkesat e tendeti. Por kësaj here Krislaina u skualifikua pse ka paraqitur dy lloje letrash. Dhe gjithnjë kemi një fitues në Postë.

Pulla postare është letër me vlerë, ku përpos humbjes së rëndësisë së një produkti kaq të rëndësishëm, këtu kemi të bëjmë dhe me fallsifikimin e një letre me vlerë. Në udhezimin e qeverisë nr.1039, datë 16.12.2015, në nenin 24 citojmë se:

” Pullat postare shqiptare shtypen në ente të specializuara, të zgjedhura në mbështetje të dispozitave në fushën e prokurimeve. Në çdo rast, konkurrentët duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për shtypjen e letrave me vlerë, ҫertifikatë cilësie dhe sigurie të shtypit.”

Por nëse hijet e dyshimit bien mbi standartet e letrës për emetimin e pullës së vitit 2021, del në dritë një moment tjetër ku Posta favorizon me procedura të rregullta të njëjtën kompani që ia del të fitoje tendera në këtë ndërmarrje pa probleme si konkurentët e saj.

Per vonesat në pagesa në rast se Autoriteti Kontraktor nuk ben likujdimin e shumës/vleres se kontrates, brënda afateve të përcaktuara, atëhëre ështe i detyruar te paguajë dëmshpërblimin ditor në vlerën 4/1000 të v1erës së palikujduar.

Nga llogaritja e pagesave më këtë shkak, kompania Adel Co ka përfituar një sasi parash gati sa vlera e tenderit. Kompania i ka marrë gjithë këto pagese me procedurë të rregullt ligjore, pas vendimeve të gjykatës administrative por është krejt e pajustifikueshme se si Posta Shqiptare nuk likuidon në kohë dhe krijon gjithë këtë borxh ndaj kompanisë, që më pas kthehet në përfitim pa punë për kompaninë, duke i sjellë humbje shtetit.r.k.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds