Në shkollën Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” i kushtohet një vëmendje e veçantë lidhjes së mësimit me jetën.
Informacioni që marrin nxënësit nga vizitat që organizojnë në pikat turistike të qytetit dhe qendrat kulturore, artistike e sportive, por edhe në bizneset bujqësore e industriale, janë pjesë e programit mësimor që kanë ndikim të drejtperdrejt në formimin e pergjithshem e zgjerimin e horizontit kulturor të fëmijëve.
Nxënësit e klasës së 5 të kësaj shkolle me mësuesen e tyre Deje Korreshi pasi kanë vizituar më parë disa mjedise historike, kulturore, sportive, tregtare e bujqësore të qytetit të Lushnjës dhe të Divjakës , kanë finalizuar me nivel e cilësi të lartë një orë mësimi të larmishme me vlera mësimore dhe edukative që erdhi si rrjedhojë e zbatimit në praktike të projektit me titull
” UNË DHE QYTETI IM”
Njohja me hollësi e vendlindjes është jo vetëm kurioziteti, por edhe testimi i memorjes së të vegjëlve nga ana e mësueses.
Nëpërmjet “smart bordit” nxënësit demonstruan aftësitë dhe horizontin e tyre dhe folën të sigurt mbi rëndësinë e ngjarjeve historike për fatet e vendit sic ishte “Kongresi Kombëtar i Lushnjës”, apo edhe figurat patriotike si Nebi Sefa, njëri nga nënshkruesit e Pavarësisë më 1912, apo figura të artit dhe të letërsisë së trevës së Myzeqesë.
Në Maketin e qytetit të përgatitur nga duart e vet fëmijëve dhe nga shpjegimet e tyre mbi shtrirjen gjeografike të Lushnjës, popullsinë, sipërfaqen, klimën, pasuritë, pikat turistikie e përbërjen fetare të popullsisë e deri tek Parku Kombëtar i Divjakës, flasin për punën serioze që bën drejtoria e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” dhe stafi i mësuesve për lidhjen e teorisë me praktikën dhe jetën e nxënësve.
Projekti “Unë dhe qyteti im” ishte një gërshetim interesant mes mësimit dhe interpretimit me këngë që përkujtojnë eventeve historike me rëndësi kombëtare.