Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”, ku këtë herë ka ndalur vëmendjen tek kreu i SPAK, Altin Dumani.

Rama e vlerësoi Dumanin si një figurë me integritet, profesionalizëm dhe kurajë, duke theksuar se pavarësisht se ka qenë prej vitesh në sistemin e drejtësisë, emri i tij u bë i njohur vetëm pasi reforma e mbështetur nga mazhoranca i dha fuqinë institucionale për të vepruar.

“Drejtësinë e armatosëm ne”, deklaroi Rama, duke nënvizuar se ndryshimet e thella në sistem nuk do të ishin të mundura pa vullnetin politik të shumicës.

“Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë I njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë. Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër.

Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds