Një 52-vjeçare është proceduar penalisht pasi shiste lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin. Sipas policisë, është kontatuar se në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”, shiteshin ilegalisht, kapsolla.

Gjatë kontrollit të policisë, janë sekuestruar kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan. Ndaj 52-vjeçares me iniciale, F. S., ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Kontrolle të përditshme gjatë periudhës festive, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit, përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin.

Shiste ilegalisht, kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”, procedohet penalisht 52-vjeçarja.

Sekuestrohen kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Nga kontrollet, u konstatua se në dyqanin e saj, shiteshin lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds