Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 32 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kallëzuar një 35-vjeçar, se ka falsifikuar një certifikatë pronësie. Po punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;

Policia shpalli në kërkim shtetasin E. P., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç. Punohet për kapjen e 60-vjeçarit.

Në lagjen “Liri Gero” dhe në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në dy lokale, berberhanë dhe makina me qira, dy celularë dhe para. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas kallëzimeve të pronareve të subjekteve, kanë nisur hetimet dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të vjedhjeve.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korcës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën, në Fier, dhe një shtetase të mitur, në Korçë. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçare, se e pengon pa të drejtë, që të kryejë punime në tokën e saj. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds